Një burrë e një grua të arrestuar në Prizren nën dyshimin për falsifikim dokumentesh
Një burrë dhe një grua janë arrestuar pasditen e së martës në Prizren, nën dyshimin për përfshirje në falsifikim dokumentesh, vjedhje identiteti dhe pajisje të

Një burrë dhe një grua janë arrestuar pasditen e së martës në Prizren, nën dyshimin për përfshirje në falsifikim dokumentesh, vjedhje identiteti dhe pajisje të kundërligjshme me dokumente identifikuese.
Sipas raportit policor, të dyshuarit, në cilësinë e dëshmitarëve, kanë tentuar t’i mundësojnë një personi të tretë pajisjen në mënyrë të kundërligjshme me dokumente identifikuese.
Gjatë veprimeve hetimore janë konfiskuar si prova materiale dy letërnjoftime të Republikës së Kosovës të dyshuara si të falsifikuara, një letërnjoftim i Kroacisë i dyshuar si i falsifikuar, si dhe një telefon mobil.
Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.
CER InstituteCER Institute Take on this articleClick to show
This is where the CER Institute analysis will appear. We summarize implications, highlight missing context, and provide evidence‑based perspective.