Hajrizi e Kololli shënojnë nga një gol, por Sioni humb 4:3 nga Grasshopperi
Me dy golat e futbollistëve kosovar, Kreshnik Hajrizi dhe Benjamin Kololli, Sioni krijoi epërsi 2:0 ndaj Grasshopperit. Por ndeshjen dramatike pas vazhdimeve e

Me dy golat e futbollistëve kosovar, Kreshnik Hajrizi dhe Benjamin Kololli, Sioni krijoi epërsi 2:0 ndaj Grasshopperit. Por ndeshjen dramatike pas vazhdimeve e fitoi Grasshopperi me rezultat 4:3. Me fitore, Grasshopperi siguroi kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Zvicrës.
Hajrizi shënoi golin e parë në minutën e shtatë, kurse Kololli të dytin në minutë ne 72-të.
Hajrizi në minutën e 120-të u ndëshkua me karton të kuq.
Për Sionin luajti edhe Donat Rrudhani. Rrudhani u inkuadra në minutë ne 73-të, por u zëvendësua në minutën e 90-të.
Për Grasshopperin luajti Samuel Krasniqi deri në minutën e 101-të, kurse në fushë nga minuta e 111-të u paraqit Amir Abrashi.
Ismajl Beka dhe portieri i Kosovës U21, Laurent Sheji mbetën në stol.
CER InstituteCER Institute Take on this articleClick to show
This is where the CER Institute analysis will appear. We summarize implications, highlight missing context, and provide evidence‑based perspective.