Tre persona të armatosur sulmojnë dy qytetarë në Prizren, ua vodhën 40 euro
Një grabitje e armatosur është raportuar në orët e para të mëngjesit të së martës në rrugën “Durak Rada” në Prizren. Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 01:00

Një grabitje e armatosur është raportuar në orët e para të mëngjesit të së martës në rrugën “Durak Rada” në Prizren.
Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 01:00, tre persona të dyshuar, nën kërcënimin e armëve, kanë grabitur para në vlerë prej 40 eurosh nga dy viktima, një burrë dhe një grua.
Autoritetet bëjnë të ditur se viktimat nuk kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e incidentit.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa hetimet për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve janë në vazhdim.
CER InstituteCER Institute Take on this articleClick to show
This is where the CER Institute analysis will appear. We summarize implications, highlight missing context, and provide evidence‑based perspective.