Haradinaj në SHBA kërkon mbështetjen për anëtarësim në NATO
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar mbështetjen amerikane për anëtarësimin e Kosovës në NATO.“Ne jemi të gatshëm të bëhem

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar mbështetjen amerikane për anëtarësimin e Kosovës në NATO.
“Ne jemi të gatshëm të bëhemi anëtar i NATO-s”, ka thënë ai gjatë një vizite në Kongresin amerikan, në një takim me kongresistin republikan nga Teksasi, Pete Sessions.
“Jemi krenarë për historinë tonë, për atë që kemi kaluar dhe ku jemi sot. Sot besoj se jemi gati që t’u bashkohemi SHBA-së në të gjitha angazhimet e saja globale, përfshirë anëtarësimin në NATO. Ne jemi të vogël, por NATO është aty”, ka thënë Haradinaj në një video të publikuar në Facebook.
Haradinaj po qëndron në SHBA, si i ftuar për “Lutjet e Mëngjesit”. Sipas paralajmërimit nga AAK-ja, ai do të mbajë fjalim në Capitol Hill.
CER InstituteCER Institute Take on this articleClick to show
This is where the CER Institute analysis will appear. We summarize implications, highlight missing context, and provide evidence‑based perspective.