Vizitë e fshehtë e shefit të NATO-s në Ukrainë
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka realizuar më një ditë më parë një vizitë të paparalajmëruar në Kiev, në kohën kur Rusia po ndërmerrte një sulm

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka realizuar më një ditë më parë një vizitë të paparalajmëruar në Kiev, në kohën kur Rusia po ndërmerrte një sulm të madh me raketa dhe dronë në të gjithë Ukrainën.
Ai vizitoi një central energjetik të dëmtuar në Kiev pas sulmeve ruse në infrastrukturë, teksa qyteti po përballet me temperatura deri në -25 gradë Celsius, raportoi të mërkurën “Euronews”.
Termocentrali të cilin e vizitoi Rutte, furnizon me ngrohje mijëra banorë.
Kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, theksoi nevojën urgjente për mbrojtje më të mirë të rrjeteve të energjisë dhe ngrohjes, duke kërkuar përshpejtimin e dërgesave të sistemeve të mbrojtjes ajrore.
Ai paralajmëroi se Rusia po rrit prodhimin e armëve, gjë që e bën ndihmën e shpejtë vendimtare për mbajtjen funksionale të shërbimeve bazë gjatë dimrit.
Sekretari i NATO-s u takua gjithashtu me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, iu drejtua Parlamentit për të rikonfirmuar mbështetjen e aleatëve dhe vendosi një qiri në Sheshin Maidan në nderim të viktimave të luftës.
Ndonëse gjatë vizitës nuk u njoftua ndonjë paketë e re ndihme, Rutte deklaroi se NATO-ja po mëson nga përvoja e Ukrainës në luftën me dronë dhe në fushën e sigurisë kibernetike, duke sinjalizuar vazhdimin e mbështetjes evropiane për Kievin.
CER InstituteCER Institute Take on this articleClick to show
This is where the CER Institute analysis will appear. We summarize implications, highlight missing context, and provide evidence‑based perspective.